Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Misioni gjysmëfinale/ Ciro Immobile “ndëshkuesi” i kuqezinjve

MILAN, ITALY - NOVEMBER 03: Ciro Immobile (R) of SS Lazio scores the opening goal during the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on November 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Nuk përbën më lajm që Ciro Immobile shënon gola. E ka kthyer në normalitet, festa e golit për “bomberin” e Lazios ështe shndërruar në rutinë. Edhe këtë sezon (si në gjashtë sezonet e fundit) ka arritur të marrë pjesë në 20 gola në Serinë A. Aktualisht numëron 18 gola dhe 2 asistime, aq sa Vlahovic, dhe konkurron me sulmuesit më të mirë në Europë. Tani, misioni i tij është të kualifikojë Lazion përballë Milanit në Kupën e Italisë.

Immobile ka një marrëdhënie të veçantë me stadiumin e Milanos. Ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit, duke llogaritur kampionatin dhe Kupën e Italisë. Që nga fillimi i vitit 2022, nuk i ka shënuar vetëm ndaj Atalantës. I shënoi Empolit, Interit, Salernitana (dygolësh), Udineses dhe Fiorentinës. Milani është i paralajmëruar. Kuqezinjtë i ka ndëshkuar 6 herë që kur veshi fanellën bardhekaltër. Misioni për të prekur gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ka nisur, fituesi i Milan-Lazio do të sfidojë të kualifikuarën e çiftit Inter-Roma.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...