Kategoria Superiore

Misioni i Flamurtarit të Dajës, i përfunduar me sukses

Nuk ka fituar asnjë trofe të këtij edicioni, por Flamurtari i Ilir Dajës meriton komplimente për atë çfarë ka bërë në fushën e lojës, edhe pse me 1001 probleme të mëdha. Pa diskutim, ky është Flamurtari më i mirë që kur në rolin e administratorit është Sinan Idrizi, madje, nëse do të shohim pas renditjet përfundimtare të kampionateve të fundit, kjo është skuadra më e mirë që nga formacioni i Gugash Maganit, që humbi titullin në javët e fundit në sezonin 2010-2011. Që nga ai sezon, “deti” në Vlorë ka qenë gjithmonë i turbullt, me skuadrën që ankorohej në fund të çdo edicioni mes vështirësive të mëdha, herë-herë duke siguruar mbijetesën vetëm në javët e fundit.

Situata nuk ka qenë më e mirë këtë edicion në aspektin administrativ, madje mund të konsiderohet si pika më e errët në këtë këndvështrim. Skuadra u shpërbë gjatë merkatos së janarit, asnjë afrim për të mbuluar boshllëqet, diçka që të paktën më përpara ka ndodhur, dhe mbi të gjitha një ekip i papaguar. Reagimi në fushë ka qenë brilant, lojë e shkëlqyer dhe 51 pikë të grumbulluara.

Në përfundim të kësaj jave do të jenë 54 pikët në dispozicion të kuqezinjve të Dajës, duke parë që kanë fitoren në tavolinë me Kamzën. Po të hedhim vështrimin pas, që nga sezoni 2010-2011 ky është numri më i lartë i pikëve të grumbulluara, madje në dy nga 7 edicionet e fundit që po bëhet ky krahasim, nëse do të kishte këtë numër pikësh, Flamurtari do të kishte shkuar në Europë.

Sigurisht që lojtarët dhe stafi janë treguar profesionistë deri në fund, kanë respektuar marrëveshjen me klubin, por mbi të gjitha kanë luftuar për njëri-tjetrin, duke befasuar me ecurinë e tyre. Sot, kjo skuadër ka mbyllur misionin e vet me nder, tifozët treguan afeksionin e tyre gjatë sfidës me Laçin, ndërkohë që drejtuesit duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e një emri kaq të madh në futbollin shqiptar.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency