Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Misioni i radhës, Marotta gati t’i “rrëmbejë” Juventusit yllin e ekipit

Giuseppe Marotta është një mjeshtër sa i përket afrimit të lojtarëve me parametra zero. Ai ka afruar tek Interi me kosto zero lojtarë si Hakan Calhanoglu, Andre Onana, Edin Dzeko apo Alexis Sanchez.

Administratori i deleguar i kampionëve të Italisë po përgatit një tjetër dhuratë të bukur për trajnerin Simone Inzaghi. Gazzetta dello Sport raporton se objektivi i radhës quhet Paulo Dybala, të cilit i përfundon kontrata me Juventusin në qershor.

Në Argjentinë janë të sigurt se “La Joya” nuk do të zgjasë bashkëpunimin me Juventusin, dhe po pret fundin e sezonit për të nisur një tjetër aventurë në karrierë.

Marotta e njeh mirë dhe e vlerëson shumë 28-vjeçarin latin prej kohës kur punonte te “Zonja”, dhe nuk mund ta humbasë një mundësi të tillë për ta afruar tek Interi me parametro zero.

Arturo Vidal dhe Matias Vecino do të largohen nga Interi dhe Marotta është gati ta tundojë Dybala me një rrogë të lartë, por në garë për lojtarin e Juventusit janë edhe Tottenham e Barcelona.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...