Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Misioni Kupa e Botës 2026, kombëtarja latine zgjedh trajnerin e ri

Kombëtarja e Perusë ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtuesit e Federatës latine i kanë besuar stolin e ekipit kombëtar 71-vjeçarit Diego Fossati.

Peruja po bën shumë keq në eliminatoret e Kupës së Botës 2026, duke u renditur e fundit me 2 pikë në grupin e Amerikës Latine.

Fossati zëvendëson në stolin Juan Reynoson, dhe objektivi i teknikut uruguaian është të kualifikojë Perunë në Botërorin e ardhshëm.

Lexo edhe:

Ai do të debutojë në një ndeshje zyrtare në datën 22 qershor (2024) përballë Kilit në Kupën e Amerikës. Në grupin A bëjnë pjesë edhe kampionët në fuqi të Argjentinës.

Kjo do të jetë aventura e katërt në një skuadër kombëtare për Fossatin, i cili më parë ka drejtuar Uruguain dhe Katarin (2x). Së fundmi fitoi titullin kampion në Peru me Universitarion.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...