Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Misioni për rinovimin e Messit, Laporta premton projekt fitues dhe Haaland

Ndërkohë që mediat vijojnë të aludojnë për kontakte të vazhdueshme mes Lionel Messit dhe Paris Saint Germain, presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta po studion një strategji për ta bindur argjentinasin të qëndrojë në “Camp Nou”.

Kontrata e 6 herë fituesit të Topit të Artë me klubin katalan është e vlefshme deri në fund të sezonit dhe Laporta duhet të lëvizë shpejt për ta bindur Messin të qëndrojë, para se argjentinasi të gjejë gjuhën e përbashkët me ndonjë klub tjetër.

Kështu sipas mediave pranë Barcelonës, Laporta po punon në mënyrë intensive për të verifikuar gjendjen ekonomike të klubit dhe njëkohësisht po përgatit edhe propozimin konkret për Messin, me të cilin pritet të ulet këto ditë në një takim të drejtpërdrejtë.

Natyrisht që kontrata e re që do t’i ofrohet “pleshtit” pritet të jetë me reduktim page, por Laporta synon ta bindë argjentinasin të rinovojë, pikërisht me projektin e detajuar për rikthimin e klubit të nivele të larta.

Pikërisht për këtë arsye, numri një i klubit katalan është gati të sjellë në “Camp Nou” dy emra të bujshëm me parametra zero, sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili është edhe mik i Messit dhe mbrojtësin austriak David Alaba.

Përveç tyre, argjentinasit pritet t’i garantohet edhe konfirmimi i trajnerit Koeman në pankinë, ashtu si edhe i të rinjve të talentuar si De Jong, Pedri e Ansu Fati. Megjithatë emri që mund të joshë jo pak Messin të qëndrojë në “Camp Nou” është ai i sulmuesit Erling Haalang.

Sulmuesi norvegjez po konfirmohet gjithmonë e më shumë me golat e vazhdueshëm dhe Laporta kërkon t’ua bëjë dhuratë tifozëve katalanë, me rastin e rikthimit të tij në zyrën e presidentit të klubit.

Krahas merkatos e projektit fitues, Laporta është gati t’i propozojë Messit edhe një kontratë afatgjatë si ambasador i klubit, pasi argjentinasi ta ketë mbyllur me futbollin e luajtur. Të gjitha këtyre, u shtohet edhe fakti që vetë Messi do të donte shumë të vijonte karrierën te Barcelona, aty ku u rrit dhe shkëlqeu si futbollist, ndaj rinovimi me katalanët bëhet gjithmonë e më i mundshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...