AF Elbasani po zhvillon një merkato cilësore dhe është një nga skuadrat favorite për ngjitjen në Superiore.
Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede janë vendosur emra me eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar.
View this post on Instagram
Gjatë ditës së sotme, AF Elbasani ka prezantuar afrimet e Bruno Telushit, ish-kapiteni i Partizanit, dhe Ardit Hoxhajt, sulmuesit nga Vlora.
Mesfushori vlonjat, i cili fitoi dy tituj kampionë me “Demat”, do të mbajë veshur fanellën verdheblu sezonin e ardhshëm.
Lexo edhe:
- “E pësuam nga gjysmë raste”, Shehi: Serioz dëmtimi i Selmanit
- Ballkani “prepotent”, shkatërron 1-4 Larnen, humbje e thellë e Dukagjinit
- VIDEO/ Dëshira e Tiranës nuk mjafton, Besiktasi fiton edhe në “Air Albania”
- VIDEO/ Çfarë mëkati, Drita e pëson “in extremis” me penallti, eliminohet nga Viktoria Plzen
“Një kampion, për ‘ushtrinë’ tonë”, lexohet në videon e prezantimit të 32-vjeçarit si futbollisti më i ri i Elbasanit.
Telushi ka luajtur me skuadra si Flamurtari, Partizani, Kukësi dhe Egnatia në Shqipëri. Ndërkohë që ka provuar disa aventura në Itali (Entella), Kroaci (Slaven Belupo) dhe Azerbajxhan (Neftchi Baku).
Edhe Ardit Hoxhaj është zyrtarizuar si futbollist i Elbasanit. 29-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë në tri sezonet e fundit.
Hoxhaj ka një eksperiencë të madhe, pasi ka veshur më parë fanellat e Flamurtarit, Skënderbeut, Bylisit, Korabit, Luftëtarit, Himarës dhe Ferizajt në Kosovë.
