Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Misioni titull, Skënderbeu ka aleat kalendarin

Skënderbeu do të ketë përpara një kalendar disi të favorshëm pasi në harkun e pak ditëve do të presë në shtëpi dy skuadra që luajnë për mbijetesë, Lacin në mesjavë dhe Lushnjen në fundjavë. Dy sfida që për formacionin e Ilir Dajës duken të kalueshme për vetë formën që kanë treguar si dhe diferencat në përbërje krahasuar me rivalët që do të kenë përballë.

Mungesa e Enis Gavazajt nuk pritet të ndjehet në këto duele, duke qënë se alternativat janë po aq cilësore sa mesfushori nga Prizreni. Megjithatë ka një faktor të cilit trajneri kryeqytetas i bardhekuqve i druhet, nënvlerësimit të kudërshtarit për më tepër që në Korçë kanë nisur që tani të mendojnë për sfidën e 19 tetorit në Elbasan Arena me Partizanin e Beogradit. Klubi ka nxjerrë biletat në shitje në një sfidë që dashje pa dashje kalon konceptin e një ndeshjeje futbolli. Një sinjal negativ Skënderbeu e dha pas rikthimit nga Kievi ku luajti si i barabartë me Dinamon vendase, duke u ndalur në Kamës nga skuadra e rikthyer në superiore.

Pikërisht një surprizë të tillë të pakëndshme trajneri Daja kërkon të evitojë dhe ndaj Lacit në mesjavë e Lushnjes në fundjavë kërkohet përqendrim maksimal, pasi objektivi kryesor është rikthimi i titullit në Korçë. Laci dhe Lushnja vlejnë po aq sa Partizani i Beogradit dhe hapat fals janë të ndaluar.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...