Zlatan Ibrahimovic vijon ende të jetë jashtë fushës së lojës pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, ndërsa nuk ka një datë fikse për rikthimin e suedezit në fushë. Sulmuesi pritej të ishte i gatshëm në muajin janar, mirëpo e vërteta është se Ibra duket se po mendon edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur pasi koha punon kundër 41-vjeçarit.
Ndërkohë, edhe trajneri Stefano Pioli refuzon të caktojë një datë rikthimi në fushë për Ibrën ndërsa shprehet se ai është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes.
“Rikuperimi i Ibrës po ecën mirë dhe po respekton në maksimum të gjithë programin. Ka nisur tashmë të punojë në stërvitje, por sigurisht pa u bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Progresi i tij është për t’u ndjekur ditë pas dite dhe nuk mund të them kohën kur Ibra do të kthehet në fushë. Pastaj e rëndësishme është se Zlatan është gjithnjë i pranishëm në dhomat e zhveshjes dhe ka një ndikim pozitiv te shokët e skuadrës”, u shpreh Pioli.
