Connect with us

Hi, what are you looking for?

Copa America 2024

Mjafton Lerma, Kolumbia e pamposhtur kalon në finalen e Copa Americas

Kolumbia siguroi biletën në finalen e Copa América të së dielës, pasi një goditje me kokë nga Jefferson Lerma në pjesën e parë, që i dha skuadrës së Néstor Lorenzo një fitore minimale 1-0 ndaj Uruguait. Los Cafeteros, të cilët luajtën të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, tani janë të pamposhtur në një seri të pabesueshme prej 28 ndeshjesh (22 fitore, 6 barazime).

Pasi kaloi Panamanë në çerekfinale, Kolumbia bëri një fillim pozitiv kundër skuadrës së Marcelo Bielsës, me mbrojtësin e djathtë Daniel Muñoz që shpërdoroi një shans të mirë me kokë, duke goditur jashtë.

Uruguaianët u rritën gradualisht, ndërsa pjesa e parë ishte Darvin Núñez ai që iu afrua më shumë golit, me sulmuesin e Liverpool-it që humbi dy raste të mira shënimi.

Ritmi i ndeshjes ishte i lartë, teksa presioni i Kolumbisë u shpërblye gjashtë minuta para pushimit, kur topi i kthyer nga James Rodríguez u drejtua në portë nga Lerma. Megjithatë, gëzimi i Los Cafeteros ishte i shkurtër, pasi Muñoz mori një karton të dytë të verdhë në fundin e pjesës së parë, për një goditje me bërryl në gjoksin e Manuel Ugarte.

Me avantazhin numerik, Uruguai u përpoq të rikthente baraspeshën, teksa rastet nuk munguan, por pa rezultat. Trajneri Bielsa përdori edhe kartën Luiz Suarez, por sërish mbrojtja kolumbiane u vendos mirë për të ruajtur portën të paprekur dhe siguruar vendin në shfaqjen e së dielës kundër Argjentinës – një finale e parë e Copa América për Los Cafeteros që nga ngritja e trofeut në 2001.

 

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...