Premier League

Mjafton Mohamed Salah, Liverpooli +7 nga Manchester City

Liverpooli tregohet cinik në fushën e Brightonit, fiton 0-1 me gol të Mohamed Salah dhe e çon të paktën përkohësisht në 7 pikë diferencën me Manchester City-n, ndjekësin më të afërt dhe rivalin për të fortë për titullin kampion.,

Një transfertë aspak e lehtë për “The Reds”, që shfrytëzuan në maksimum një episod në favor të tyre në minutën e 50-të.

Sulmuesi egjiptian, pasi iu shmang një mbrojtësi tentoi të godiste portën, por ndërhyja nga pas e kundërshtarit u vlerësua e parregullt nga kryesori, që bëri me shenjë nga pika e bardhë. “Faraoni” nuk mund ta shpërdoronte këtë mundësi, duke shënuar golin e vetëm të takimit që i dha tri pikë shumë të vlefshme Liverpoolit.

Këtë takim Xherdan Shaqiri e nisi titullar dhe u zëvendësua nga James Milner në minutën e 72-të. Me këtë fitore, “The Reds” shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.

Zhgënjeu Arsenali, që u mposht 1-0 në fushën e West Hamit me gol të Rice.

Rezultatet:

West Ham – Arsenal 1-0

Crystal Palace – Watford 1-2

Leicester City – Southampton 1-2

Cardiff City – Huddersfield Town 0-0

Burnley – Fulham 2-1

Brighton & Hove Albion – Liverpool 0-1

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top