Në një intervistë për “El Pais”, mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos flet për magjinë e një stadiumi si Santiago Bernabeu dhe mënyrën se si mjafton një gol për të ndezur atmosferën dhe për të përmbysur kundërshtarët. Gjermani shprehet se ndjehet mjaft komod me një si Luka Modric dhe se me kroatin kuptohen me anë të gjuhës së trupit.
“Përmbysjet? Ka të bëjë shumë aspekti psikologjik, e kemi bërë shumë herë dhe besimi rritet. E dimë që nëse tregohemi të duruar, ndeshja do të na japë mundësi, shokët e mi luajnë me këtë mentalitet. Këtu Real nuk dorëzohemi kurrë dhe gjithmonë luajmë me idenë se do të fitojmë.
Lexo edhe:
- Ndeshja e Champions League me Ludogorets, Ballkani: Biletat shiten edhe në Prishtinë
- Pas dy sezonesh, mesfushori “kuqezi” largohet nga Konyaspor
- Lautaro apo Barella, kush do jetë lideri i ri i “zikaltërve”?
- Gerrard: Së shpejti kampionati i Arabisë Saudite do të jetë një nga më të mirët në botë
Rivalët tanë e dinë shumë mirë këtë dhe e dinë se ne do të kthehemi edhe nëse jemi duke humbur, derisa arbitri të mbyllë ndeshjen, ne do të luftojmë. Në sezonin e kaluar kemi arritur shumë përmbysje, një gol dhe ndryshonte gjithçka, madje edhe kundër rivalëve të fortë. Një gol dhe në Bernabeu ndihet presioni, këtu në këtë stadium ndodhin gjëra të paimagjinueshme.
Raporti me Modric? Është një raport i shkëlqyer dhe në fushë tentojmë t’i japim siguri njëri-tjetrit. Nëse kam mësuar diçka në këto vite është se për të luajtur mirë duhet të ndihesh i sigurt, nuk ka rrugë tjetër. Dhe me Modric ndihem shumë i sigurt, e kuptojmë njëri-tjetrin nga gjuha e trupit”, u shpreh Kross.
