Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mjafton një video, Bale zyrtarizon klubin e ri

Gareth Bale është gati dhe ka zyrtrarizuar aventurën e radhës. Sulmuesi që mbylli bashkëpunimin me Real Madrid në fundin e këtij sezoni, ka zgjedhur t’i japë lamtumirën Europës dhe të transferohet në një tjetër Kontinent, duke qenë se ka arritur marrëveshjen me klubin amerikan të Los Angelos Galaxy.

Uellsiani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi ndërsa përmes një video në rrjetet sociale zbuloi se së shpejti do të rezervojë një biletë me destinacion Los Angelos për të hedhur të zezën mbi të bardhë. Për Bale kishte interes edhe nga klubi i vendlindjes së tij Cardiff apo edhe ish-skuadra, Tottenham, megjithatë në fund 32-vjeçari ka vendosur të provojë një tjetër kampionat, atë të MLS.

Aty ku Bale do të provojë të ruajë një ritëm konstant pasi në muajin nëntor e pret kampionati botëror dhe sulmuesin anësor shihet si lideri i Uellsit. Ndërkohë, në skuadrën e Los Angelos Galaxy, Bale do të gjejë edhe Giorgio Chiellinin që mbylli një eksperiencë të gjatë me Juventus dhe vendosi që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë në Amerikë, ashtu siç kanë vepruar edhe më parë disa prej yjeve europianë në perëndim të karrierës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...