Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mjeku i Lazios: Milinkoviç-Saviç nuk është dëmtuar, gati për rifillimin e sezonit

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan për një përplasje mes portierit shqiptar të Lazios Marco Alia dhe mesfushorit serb Sergej Milinkoviç-Saviç dhe aluduan se ky i fundit kishte mbetur i dëmtuar dhe se mund të humbte startin e sezonit.

Megjithatë sot ka reaguar një pjesëtar i stafit mjekësor të bardhkaltërve, që është shprehur se mesfushori serb ndihet në formë mjaft të mirë dhe se është plotësisht gati për startin e kampionatit.

“Ju gazetarët jeni shumë të mirë, por ndonjëherë e teproni me ato që shkruani. E kam parë Milinkovic-Savic sot në mëngjes dhe ishte në top formë. Ju siguroj që është plotësisht gati për startin e kampionatit”, tha doktor Ivo Pulcini.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...