Heinrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finalen e Kupës së Italisë. Mesfushori armen, që u dëmtua në derbin e Champions Leagues ndaj Milanit, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ku u vërejt një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
Gjendja e tij do të monitorohet në ditët e ardhshme, megjthatë është konfirmuar tashmë q ëfinalen e parë, atë ndaj Fiorentinës më 24 maj në Kupën e Italisë, armeni do ta shohë nga tribuna.
Lexo edhe:
- Cuadrado: E ardhmja? Jam i lumtur te Juventus
- Ze Maria: Shkojmë në Stamboll me moral të lartë, finalja do të jetë unike
- Chiellini për procesin ndaj Juves: Kishte të drejtë Mourinho…
- Nice me ambicie për sezonin e ri, ish-trajneri i Chelsea pranë emërimit
Ndërkohë stafi mjekësor dhe vetë Mkhitaryan do të bëjnë maksimumin për t’u rikuperuar për finalen e madhe të Champions League, atë ndaj Manchester City-t më 10 qershor në Stamboll.
