Serie A

Mkhitaryan: Me Mourinhon u sqarova shpejt, Pepe ndërhyri të më dëmtojë

Heinrikh Mkhitaryan ka vendosur të qëndrojë te Roma, ku do të duhet të punojë sërish me Jose Mourinhon, trajner me të cilin pati përplasje te Manchester United. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, fantazisti armen pranoi se është sqaruar me Mourinhon dhe tani të dy bashkë duan të fitojnë me fanellën e Romës.

“Ajo që ndodhi në Manchester, mbeti atje. Unë dhe Mou u ulëm si dy njerëz të përgjegjshëm, folëm, u sqaruam dhe vendosëm të vazhdojmë të dy bashkë te Roma, për të provuar të fitojmë. Karriera mbaron shpejt dhe ato që mbahen mend janë trofetë, ndaj do të provojmë të ngremë lart titullin kampion’, u shpreh armeni.

Mkhitaryan ka qenë një nga pikat kryesore të formacionit të verdhekuqve në dy sezonet e fundit, teksa përveç cilësive teknike, ka treguar edhe grintë për t’u admiruar, të cilën e shfaqi edhe pak ditë më parë në ndeshjen me Porton, ku u përfshi në një sherr me portugezin Pepe.

“E them qartësisht, që Pepe nuk ka bërë një ndërhyrje të rëndë, por një ndërhyrje për të më dëmtuar dhe për këtë u acarova shumë. Unë jam një lojtar që nuk dua të humb as në stërvitje, jo më në miqësore e ndeshje zyrtare, ndaj jap gjithçka kam kur zbres në fushë”, deklaroi Mkhitaryan.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency