Kategoria Superiore

Mladen Milinkovic: Fitorja më gëzon, loja jo!

I kënaqur me fitoren, por jo me lojën që zhvilloi Kukësi i tij në tranafertë me Lushnjën, trajneri Mladen Milinkovic pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij duhet t’Ii shfrytëzojë më mirë rastet e krijuara.

“Sigurisht që fitorja na gëzon pas humbjes me Skënderbeun. Humbëm 2 raste në pjesën e parë dhe nuk ishim të qetë. Në pjesën e dytë shënuam 2 gola, por duhet të kishim shënuar akoma më tepër. Edhe Lushnja kishte 2-3 raste. Nuk jam i kënaqur nga loja, sepse kundërshtari ishte me 10 lojtarë dhe ne duhet të kishim shënuar me shumë gola.

Për spostimin e Gurit si sulmues i parë, Milinkovic sqaroi:

“U detyruam ta aktivizonim në 4 javët e para në krahun e djathtë, sepse nuk kishim alternativa. Ai mund të luajë si qendërsulmues, por edhe në krah. Arbitrat? Edhe vjet nuk jam shprehur për ta. Secili bën punën e tij, pastaj le të gjykojnë të tjerët.”

To Top