Futboll

MLS, Hyka në garë për dy çmime (Video)

I kanë mjaftuar vetëm disa muaj për të spikatur në një kampionat pak të njohur në Europë. Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar, Jahmir Hyka i cili u transferua te skuadra amerikane e  San Jose Earthquakes në fillim të vitit duke lënë një gjurmë të madhe te skuadra kaliforniane por edhe në kampionatin amerikan. Mesfushori i kombëtares është përzgjedhur në listën e lojtarëve kandidatë për “Golin e Vitit 2017”, por edhe në listën e çmimit “MLS Fair Play Award”. Përsa i përket çmimit Fair Play, ai është në garë me Damarcus Beasley të Houston Dynamo dhe Dave Romney të LA Galaxy. Finalistët janë përzgjedhur nga MLS në bazë të kritereve objektive si faullet e shkaktuar, kartonët e marrë dhe minutat e luajtura gjatë këtij viti. Një peshë të madhe në vendim do të ketë edhe sjellja e tre lojtarëve në fushën e lojës. Hyka është aktivizuar në 30 nga 34 ndeshjet zyrtare të sezonit të rregullt me 1871 minuta ku numëron vetëm 6 faulle. Asnjëherë gjatë këtij sezoni, mesfushori shqiptar nuk ka shkaktuar më shumë se një faull për ndeshje, ndërsa gjatë gjithë vitit nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë apo të kuq. Fituesi do të shpallet në datën 7 nëntor në një ceremoni të veçantë. Përsa i përket kategorisë së “Golit të Vitit”, bëhet fjalë për realizimin e 20 majit kundër Dallasit. Votimi do të jetë i hapur deri në datën 14 nëntor. Hyka e mbylli sezonin aktual me 3 gola dhe 5 asiste.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency