Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mobilizimi i shpallur nga Putin, ish-it të Evertonit i vjen thirrja për ushtar

Pas kreu shërbimin ushtarak në moshën 18-vjeçare, Diniyar Bilyaletdinov iu bashkua Lokomotivës Moskës në vitin 2004. Nga ky moment, lojtari rus luajti në disa ekipe evropiane, përfshirë Evertonin. Ai tani është 37 vjeç dhe sërish i ka ardhur thirrja për t’iu bashkuar ushtrisë (Putini kërkoi mobilizim të përgjithshëm për të arritur qëllimet e tij në Ukrainë).

Bilyaletdinov do t’i duhet përsëri t’i shërbejë ushtrisë ruse 19 vjet pas thirrjes së parë. Këtë e konfirmoi babai i tij, Rinat, i intervistuar nga RIA Novosti:

“Diniyar ka marrë vërtet një thirrje. Vështirë të flas për emocione, sepse nuk ka shërbyer edhe pse ka kryer shërbimin ushtarak, por ka qenë specifik, me orientim sportiv. Ka qenë 19 vite më parë. D.m.th po, ka qenë i betuar, por ka shërbyer në linja sportive. Ligji thotë se do të thërriten nën armë burrat deri 35 vjeç, dhe ai është 37, kështu që ka një lloj mospërputhjeje.”

Babai i Bilyaletdinov pret lajme të sqarohet situata e djalit të tij:

“Çdo gjë mund të ndodhë, do të duhet të kuptohet nëse thirrja është e saktë. Nëse ka pasur mobilizim të përgjithshëm, atëherë duhet kuptuar. Ndërkohë presidenti ka vendosur për mobilizim të pjesshëm, gjithçka duhet të jetë në përputhje me ligjin”.

Një total prej 300 mijë rezervistësh do të thirren gjatë mobilizimit, që përfaqëson pak më shumë se 1% të burimit total të mobilizimit të Federatës Ruse. Aktualisht, Diniyar Bilyaletdinov është pjesë e stafit teknik të Rodina-2, në divizionin e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...