Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Model i suksesshëm futbolli, por gjermanët po zhgënjejnë në Europë!

Modeli i futbollit gjerman ka rezultuar ndër më të suksesshmit në Europë me aftësinë e tij për të tejkaluar krizat financiare, falë impianteve të mbushura plot e përplot, që i kanë dhënë futbollit një tjetër vlerë e kuptim. Një sistem futbolli që është reflektuar në rezultate, sidomos në Kombëtaren e Gjermanisë, që shkon në “Rusi 2018” si kampionia në fuqi e Botërorit. Mirëpo në këtë sezon klubet gjermane nuk po paraqiten në nivelin e kërkuar në Kupat e Europës. Koha kur në finalen e Championsit ishin dy skuadra të Bundesligës duket shumë e largët.  Këtë sezon gjermanët rrezikojnë të zgjohen nga “gjumi letargjik” me vetëm dy ekipe që i përfaqësojnë në skenat europiane. Në skenarin më të keq, parashikohet që Bayerni të vazhdojnë në Champions dhe Leipzigu në Europa League. Gjithsesi, shpresat e Dotmundit nuk kanë marrë ende fund, ashtu siç ka ende shanse Kolni në Europa League. Rreziku është konkret, aq më shumë në Europa League, ku janë eliminuar tashmë Freiburgu, Hoffenheimi dhe Hertha e Berlinit. Kolni me një fitore përballë Crvena Zvezdas mund të sigurojë vendin dytë në grup. Mjaft zhgënjyese situata për Bundesligën, që duhet të tregojë një tjetër fytyrë në Europë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...