Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Modelja spanjolle, “sekreti” i formës së Caicedos (Foto)

Felipe Caicedo është njeriu i momentit te Lazio, pasi në harkun kohor të 3 ditëve, ka shënuar dy gola me shumë peshë, duke u dhënë 6 pikë të plota bardhekaltërve.

Sulmuesi ka qenë autori i golit të vetëm të takimit me Frosinonen, ndërsa vulosi edhe triumfin minimal 1-0 përballë Empolit, mbrëmjen e të enjtes, duke bërë që Inzaghi të mos “qajë” mungesën e Immobiles për shkak dëmtimi.

Caicedo është në një formë mjaft të mirë dhe me meritë ka fituar edhe një vend në formacionin e Lazios, ndërsa meritë për këtë sukses, duket se ka edhe bashkëshortja e tij, bukuroshja spanjolle Maria Garcia.

Me ish-modelen spanjolle Caicedo është njohur në 2010-ën rastësisht në një restorant në Valencia, periudhë në të cilën ekuadoriani luante për Levanten. Që prej asaj kohe ata nuk janë ndarë më dhe në 2015-ën konkretizuan lidhjen e tyre në martesë.

Sulmuesi i Lazios dhe ish-modelja spanjolle e cila tashmë punon si agjente sërish në fushën e modës, kanë një vajzë së bashku, vogëlushen 2-vjeçare Noa, ndërsa që të tre jetojnë në kryeqytetin italian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...