Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Modifikime pas pandemisë, Liga Italiane e Futbollit cakton afatet e reja të merkatos

Qeveria italiane ka dhënë miratimin që kampionati i futbollit të rikthehet në fushë për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020, i cili pritet të mbarojë vetëm në fund të verës, sepse menjëherë pas kampionatit do të startojnë ndeshjet e ligave europiane.

Liga Italiane e Futbollit ka nisur punën për planifikimin e futbollit pas pandemisë dhe një nga gjërat për t’u sistemua, janë pikërisht datat e merkatos së verës, duke qenë se do të jetë e pamundur që të zhvillohet në muajt qershor, korrik, gusht si zakonisht.

Pikërisht për këtë arsye, Liga ka propozuar datën 1 shtator për hapjen e merkatos dhe 5 tetorin si datën finale për federimin e lojtarëve dhe klubet do të kenë 35 ditë kohë për të blerë, shitur dhe huazuar futbollistë.

Natyrisht që edhe para datës 1 shtator mund të zhvillohen negociata dhe mund të depozitohen kontrata për marrëveshje të arritura, por federimi i futbollistëve nuk mund të bëhet në asnjë kohë tjetër përveç këtij intervali.

Ndërkohë të gjithë lojtarët të cilëve u përfundon huazimi në muajin qershor dhe nuk do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar qëndrimin në klubet ku kanë luajtur deri në mars, mund të rikthehen në skuadrat që kanë pronësinë e kartonit të tyre, por nuk mund të përdoren për ndeshjet e sezonit 2019-2020.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...