Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Modifikoi motorin, Yamaha dënohet nga FIA

Yamaha ndëshkohet nga Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit. Skuderia japoneze rrezikonte edhe përjashtimin, por dënimi nuk është aq i ashpër, megjithatë masa konsiston  në -50 pikë në renditjen e përgjithshme për konstruktorë. Reduktimi është i ndarë mes Yamahas zyrtare dhe Yamahas Petronas, -20 pikë për atë zyrtare dhe -30 për Petronasin.

Gjithçka lidhet me modifikimet që skuderia japoneze kreu në motor, të cilat janë kryer jo konform rregullave. Më konkretisht, Yamaha, në Jerez, në Spanjë, ka ndryshuar valvulat në motorin M1, që ishin difektoze pa marrë aprovimin  e skuderive të tjera, që sipas protokollit duhet në raste të tilla të japin “ok” ose të mos e lejojnë ndërhyrjen.

Yamaha në këtë mënyrë zbret nga vendi i parë në vendin e 3-të, ndërkohë që Yamaha zyrtare shkon në vendin e 5-të. Gjithsesi, pavarësisht reduktimit të 50 pikëve në renditjen për konstruktorë, Yamaha mund të marrë frymë, sepse nuk është prekur klasifikimi i përgjithshëm për pilotë, aty ku Maverick Vinales, Fabio Quartararo dhe Franco Morbidelli janë në garë për titull dhe për momentin renditen pas kryesuesit, Joan Mir.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...