Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Modric e Militao shmangin turpërimin e Realit nga Elche

Reali i Madridit dështon të marrë fitoren në “Santiago Bernabeu” përballë një skuadre modeste si Elche, madje ishte shumë pranë humbjes, pasi deri 8 minuta para fundit të kohës së rregullt po humbiste 0-2.

Një sfidë që shkoi keq për “Los Blancos” që me humbjen e një 11-metërshi nga Karim Benzema në minutën e 33-të, për të ardhur me pas te goli i Boye, që i dha epërsinë skuadrës mike në fundit e pjesës së parë.

Skuadra e Ancelottit, pavarësisht dominimit me lojë dhe raste, u trondit në minutën e 76-të kur Milla shënoi golin e dytë për Elchen, megjithatë në fundin e sfidës gjeti forca për të reaguar dhe shmangur një disfatë të rëndë. Luka Modric u tregua i saktë nga 11 metra largësi në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e dytë shtesë Miliato kërceu mbi të tjerët në zonë pas krosimit të Vinicius Junior, duke barazuar rezultatin.

Reali vazhdon të kryesojë LaLigan me 50 pikë, por tashmë diferenca me Sevillan është vetëm 4 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...