Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Modric humbi rast me portën bosh, Ancelotti: Sa mirë që kishte dalë lista…

Reali i Madridit arriti të fitojë ndeshjen e radhës në La Liga pas formës jo të mirë në ndeshjet e fundit. Kampionët e Spanjës mundën Cadizin në shtëpi me rezultatin 2-1. Për madrilenët shënuan Eder Militao dhe Toni Kroos.

Në prononcimin për mediet pas përfundimit të sfidës, Carlo Anceloti komentoi rastin e humbur të Luka Modric (79′). Italiani e kaloi me ironi duke deklaruar se Modric është me fat që është shpallur lista e Kupës së botës për Kroacinë.

Rasti i humbur nga Modric? I thashë se është me fat që tashmë është shpallur lista e skuadrës së Kroacisë për Kupën e Botës (qesh). Çfarë më tha ai pas rastit të humbur? Asgjë, ai ende nuk mund ta besojë! Ai është pak i humbur (qesh).

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i kupës së botës, Ancelotti tregon se për kë do të bëjë tifo në Botërorin e Katarit. “Sigurisht që do t’i shikoj ndeshjet. Do të mbështes Brazilin, Kroacinë, Spanjën, Francën, Uruguain, Gjermaninë. Do të bëj tifo për të gjithë lojtarët e mi“, u shpreh trajneri italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...