Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Modric jo thjesht një ëndërr, te Interi shpresojnë!

Të gjitha rrugët të çojnë tek Modric. Ose të paktën të gjitha të dhënat flasin për një tentativë tjetër të zikaltërve të Interit drejt objektivit madhor si 135 është kroati fitues i Topit të Artë. Pas operacionit të verës së shkuar, i cili dështoi me Marottën si forcë të shtuar në organikën drejtuese, klubi milanez po përpilon strategjinë e re për të sjellë në shërbim të Spalletit mesfushorin 33-vjeçar në fund të këtij sezoni. Klubi mbretëror i Realit është duke u mësuar gjithnjë e më shumë me idenë se shpejt do të humbasë shërbimet e kroatit referuar edhe zhvillimeve të fundit mes palëve ku rinovimi i kontratës aktuale të Modric që skadon në 2020-ën ende nuk ka ndodhur. Në këtë mënyrë për Los Blancos  po kthehet gjithnjë e më shumë në objektivin kryesor danezi Chritian Eriksen, që do të ishte një element i rëndësishëm në ndryshimet gjeneraliste që pritet të ndodhin në mesfushën e klubit merengues. Janë mediat spanjolle që japin indicie se këtë herë operacioni për transferimin e Luka Modric nga Madridi drejt Milanos është duke ecur pozitivisht. Në këtë mënyrë ëndrra e madhe e klubit zikaltër shumë shpejt mund të bëhet realitet. Me Marottën që siguroi një prej transferimeve më të bujshme tek rivalët e Juventusit siç ishe ai i Cristiano Ronaldos pritshmëritë e Interit janë të bazuara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...