Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Modric tek Interi në janar, më shumë se një ide

Transferimi i Luka Modricit tek Interi gjatë merkatos së janarit nuk është thjesht një ide. Pas zërave të ditëve të fundit, për vijimin e përpjekjeve të futbollit për t’iu bashkuar zikaltërve, vjen dhe indicia e radhës nga Reali i Madridit.

Sipas mediave iberike, “Los Blancos” kanë zhvilluar takimin e parë për meksikanin Herrera, i cili është drejt largimit nga Porto. Transferimi i mundshëm i mesfushorit meksikan te klubi “merengues”, do t’i hapte rrugë largimit të kroatit, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën. Bëhet fjalë për një tjetër përplasje mes Realit dhe Interit në merkato. Herrera u pëlqen edhe zikaltërve, të cilët mund t’i kthehen fuqishëm pistës “Modric”, për të hequr dorë nga meksikani. Kështu Herrera do të shkonte në “Bernabeu” dhe Modric në Milano. Palët do të ishin të gjitha të kënaqura.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...