Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Modric, vrasja e gjyshit dhe finalja e Kupës së Botës/ Një rastësi e pabesueshme

18 dhjetori është një datë e shënuar me një rreth të kuq në kalendar nga Luka Modric. Është dita në të cilën ndodhi vrasja e gjyshit të tij (emri i të cilit ishte Luka) dhe do të jetë dita në të cilën do të luhet finalja e Botërorit në Katar.

Më 18 dhjetor 1990, familja e tij përjetoi tragjedinë e vrasjes së gjyshit të tij, nga rebelët serbë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së familjes Modric, në shpatet e malit Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi.

“Unë ende e mbaj mend shumë mirë gjyshin tim. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur, por ai padyshim është atje lart duke më parë. E di që do të jetë krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtim. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli i tij e më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’. Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin.”- tha mesfushori kroat gjatë dokumentarit “Kapitenët”, prodhuar nga FIFA.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...