Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Monchengladbach ngjitet në krye, Wolfsburg i dyti

Nga gabimet e të mëdhave në Bundesliga përfitojnë Borussia Monchengladbach dhe Ëolfsburg që fituan sfidat e tyre respektive këtë të dielë dhe u ngjitën në vendin e parë dhe të dytë të kampionatit. Në Borussia Park, Gladbach që deri tani po rezulton si surpriza e bukur e këtij sezoni, mposhti me shifrat e thella 5-1 Augsburg duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve dhe duke kryesuar e vetme Bundesligën pas 7 javëve të para. Zakaria, Herrman dy herë, Plea dhe Embolo ishin autorët e golave për Gladbach që me ish-trajnerin e Salzburg në drejtim Marco Rose mori fitoren e 5-të në 7 javë. Fitore minimale me shifrat 1-0 për Wolfsburg ndaj Union Berlin por shumë e rëndësishme pasi i ngjiti ujqërit të vetëm në vendin e 2-të të Bundesligës me 15 pikë. Një gol i sulmuesit holandez Weghorst në pjesën e dytë nderoi skuadrën e trajnerit Oliver Glasner, me Wolfsburg që eshtë skuadra e vetme që ende nuk ka pësuar humbje në këtë sezon të Bundesligës. Mund të tingëllojë disi e çuditshme por pas 7 javësh kampionat në dy vendet e para të Bundesligës nuk janë as Bayern Munich, as Borussia Dortmund, as Leipzig, as Schalke 04 dhe as Bayer Leverkusen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...