Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Moggi i kthehet ashpër Ancelottit: Tradhtar, nëse ai futboll ishte i ndyrë, ti ishe pjesë e tij!

Luciano Moggi iu përgjigj ashpër Carlo Ancelottit për deklaratat e tij kundër Juventusit. Në fillim të javës, trajneri aktual i Realit të Madridit ishte shprehur se me dënimin e Juventusit në vitin 2006 me rastin e “Calciopolit”, futbolli italian ishte pastruar. Moggi, që për një kohë të shkurtër ka qenë edhe këshilltar i presidentit të Partizanit, Gaz Demi, nëpërmjet një letre publike, ironizin Ancelottin:

“I dashur Carlo, deklaratat e tua më bënë të mendoj se ke harruar përvojën tënde si trajner në atë Juventus që po denoncon tani. Pa e kuptuar që po denoncon veten, sepse nëse ai futboll ishte i ndyrë, ju ishit pjesë e tij dhe e shijonit kur fitonit, sepse ju bëri të rriteni si trajner”.

Më tej, Moggi thekson: “Por ju ishit në atë futboll edhe kur Juventusi u ndal në përmbytjen e stadiumit “Curi” të Perugia-s (me arbitër Collinan) dhe Lazio fitoi kampionatin. Ju ishit në atë futboll edhe kur, një vit më pas, komisioneri i FIGC ndryshoi rregullat gjatë javës Juve-Roma, duke i dhënë skuadrës vedhekuqe mundësinë e përdorimit të një shtetasi jo të BE-së. Nakata, i cili nuk kishte mundur të luante kurrë më parë. Dhe kjo ishte vendimtare për barazimin që i lejoi Romës të fitonte kampionatin dhe ju dolët sërish në vendin e dytë, si në Perugia…

… Më pas ju erdhët tek unë për t’u ankuar për padrejtësitë e kryera ndaj Juventusit: ndaj nuk e kuptoj pse tani, çuditërisht, ju dënoni sjelljen e tyre. Ashtu si tradhtarët që fillimisht përfitojnë nga loja e pistë për t’u rritur dhe më pas bëjnë si bamirës. Nuk e di pse ke bërë deklarata të tilla apo kush të ka shtyrë t’i bësh: megjithatë, para se të flasësh, të paktën duhet të kishe lexuar vendimet sportive që thonë: “kampionati i rregullt, asnjë ndeshje e ndryshuar….”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...