Luciano Moggi rikthehet të flasë për futbollin dhe e bën duke këshilluar Juventusin mbi rrugën që duhet të ndjekë gjatë merkatos së verës.
Ish drejtuesi famëkeq i bardhezinjve ka deklaruar se do të preferonte shitjen e Mathijs De Ligt dhe nuk ka ngurruar të sugjerojë zëvendësuesit.
“Problemi i Juventusit është se vetëm shumë pak lojtarë kanë treg dhe për momentin ka interes për De Ligt. Unë do ta shisja pa u menduar dy herë për 70 milionë euro dhe ato para do t’i investoja për të sjellë lojtarë si Bremer e Koulibaly. Me këta të dy mbrojtja do të forcohej ndjeshëm”, tha Moggi.