Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Mohamed Salah mban në ankth Liverpoolin për finalen e Championsit

Ankth për gjendjen fizike të Mohamed Salah dy javë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit. Sulmuesi egjiptian u dëmtua gjatë finales së “FA Cup” kundër Chelsea-t, sapo kishte kaluar gjysmë ore lojë. “Faraoni” u rrëzua përtokë, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve, që tentuan t’i masazhonin pjesën e brendshme të kofshës së djathtë për disa minuta, po në fund ngriti “flamurin e bardhë”, duke pranuar zëvendësimin.

Në vend të Salah, që u përqafua nga Klopp kur u largua nga fusha, hyri Diogo Jota. “The Reds” presim me ankth rezultatet e ekzaminimeve mjekësore që do të kryhen në orët në vijim për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Duket se sulmuesi ka një problem muskulor dhe mungesa e tij në finalen e Championsit do të ishte problem shumë i madh për Liverpoolin.

Salah deri tani rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i Premier League-s. Në total, në këtë sezon, ka shënuar 30 gola dhe ka 16 pasime vendimtare në 48 ndeshjet e luajtura, nga të cilat 8 gola dhe 2 asistime në Champions League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...