Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Molla e sherrit” mes presidentit dhe avokatit, në fund sulmuesi bashkohet me Balliun

Raul de Tomas është zyrtarisht futbollisti më i ri i Rayo Vallecano, skuadrës në të cilën aktivizohet edhe futbollisti i Shqipërisë, Ivan Balliu. Sulmuesi i bashkohet Rayos nga Espanyol, por duke qenë se ishte ende në kontratë me katalanasit dhe është regjistruar pas mbylljes së merkatos, është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave deri në muajin janar.

Në këtë formë, 27-vjeçari humbet çdo shpresë për t’u grumbulluar me Spanjën në Botërorin e Katarit edhe pse shanset ishin minimale pavarësisht minutave në fushë me Rayo Vallecanon. Kujtojmë se Raul De Tomas u shndërrua në një “mollë sherri” për presidentin e Rayo Vallecanos, Raul Martin Presa dhe avokatëve e agjentit të lojtarit të cilët disa ditë më parë teksa diskutonin transferimin e ish-futbollistit të Realit, nisën një zënkë e cila përfundoi me pasoja për presidentin e Rayos që u detyrua të merrte ndihmë mjeksëore në spital.

Megjithatë, tanimë palët kanë hedhur pas krahëve zënkat dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për të mirën e Raul de Tomas i cili kishte përfunduar jashtë planeve të Espanyol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...