Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Moment i errët për Dele Alli, Mourinho e lë sërish jashtë ekipit

Fantazisti 24-vjeçar i Tottenhamit, Dele Alli po kalon momente vërtetë të vështira në karrierën e tij, pasi mbrëmjen e sotme është lënë sërish jashtë skuadrës nga trajneri Jose Mourinto.

Portugezi ka vendosur të mos e marrë fare me ekipin për përballjen ndaj Burnley-t, megjithëse mesfushori nuk ka asnjë dëmtim apo problem tjetër, ndërsa kjo është ndeshja e pestë që Dele Alli nuk arrin të gjejë një vend as në pankinën e “Spurs”.

Fantazisti anglez luajti vetëm ndeshjen e parë ndaj Evertonit dhe u aktivizua pak minuta ndaj Manchester United, në suksesin 1-6, ndërsa së fundi zbriti në fushë edhe rreth 15 minuta në ndeshjen ndaj Lask Linz në Europa League.

“Gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të bëj atë që dua më shumë”, shkroi 24-vjeçari në tëitter, menjëherë pas aktivizimit ndaj Lask Linz, por nuk e mendoi se vetëm 4 ditë më vonë do të përfundonte sërish jashtë ekipit.

“Unë nuk jam i lodhur me Dele-n, pasi ai është një djalosh fantastik, por jam i lodhur me pyetjet për të. E kam thënë gjithmonë që unë dhe stafi im kemi në dorë vetëm 1% të vendimit për të aktivizuar apo jo një futbollit. 99% të shanseve dhe vendimit, e kanë vetë futbollistët. Ju e dini që ne nuk mbajmë dot më shumë se 8 futbollistë në pankinë dhe unë duhet të zgjedh ata që mund të na shërbejnë më mirë”, u shpreh Mourinho.

Dele Alli ka debutuar me Tottenhamin në vitin 2015 dhe gjatë 5 sezoneve të mëparshme ka luajtur 222 ndeshje e ka shënuar 62 gola, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm 5 ndeshje e ka shënuar vetëm një gol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...