PSG nuk po kalon të mirë dhe kjo u vërtetua edhe në Kupën e Francës. Skuadra e Thomas Tuchel kishte nevojë për kohën shtesë për të eliminuar nga raundi i 1/8-ave dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale, modestët e Villefranche. Përballë skuadrës së kategorisë së tretë, PSG nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në kohën e rregullt ndërkohë që në shtesë, zhbllokoi shifrat Julian Draxler ndërkohë që më pas realizuan edhe Diaby e Cavani. Në fazën tjetër u kualifikua edhe Rennes që mposhti me përmbysje shifrat 2-1 Lille.
