Kombëtare

Moment magjik për 38-vjeçarin, nga portieri i tretë i Ajaksit te debutuesi më i vjetër në Kombëtare

Remko Pasveer po shijon periudhën më të bukur në karrierë. Portieri holandez feston 39-vjetorin e lindjes në muajin nëntor, teksa këto ditë ka debutuar me kombëtaren tulipane, duke u bërë futbollisti më i vjetër që debuton me Holandën.

Pasveer mbërriti tek Ajaksi në verën e vitit 2021 si zgjedhje e tretë, por largimi i Onana drejt Interit dhe dëmtimi i Stekelenburg sollën aktivizimin e tij si titullar me kampionët e Holandës, aty ku ka zhvilluar paraqitje shumë pozitive.

“Gardiani” luan mirë edhe me këmbë, teksa Louis Van Gaal ka vendosur ta grumbullojë për dy duelet e Nations League, të cilat Holanda i fitoi ndaj Polonisë dhe Belgjikës, duke siguruar një biletë në “Final Four”, madje pa pësuar asnjë gol, kjo edhe falë performancave pozitive të Pasveer.

Ëndrra e radhës është sigurimi i një ftese për në Botërorin e Katarit dhe debutimi në Kupën e Botës. Holanda është pjesë e grupit A bashkë me vendasit e Katarit, Senegalin dhe Ekuadorin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency