Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Momente frike për mesfushorin e Tottenhamit, njerëz të armatosur i grabisin vilën

Momente frike për mesfushorin e Tottenham dhe kombëtares angleze, Dele Alli, pasi disa grabitës të armatosur me thika u futën në vilën e tij në Londër dhe grabitën disa sende me vlerë, kryesisht ora të shtrenjta.

Ngjarja u regjistrua në Barnet, ndërkohë që Dele Alli ishte në shtëpi bashkë me të vëllanë e një mik të vjetër të familjes, si dhe shoqet e tyre, ndërsa hajdutët sulmuan shtëpinë dhe arritën të marrin disa sende me vlerë.

Mësohet se ata nuk ia kanë kursyer një grusht mesfushorit të Tottenham, ashtu si edhe vëllait e shokut të tij, të pranishëm në vilë në atë kohë, megjithatë përveç traumës, Dele Alli nuk ka asnjë problem tjetër shëndetësor.

Pas mesnate mesfushori telefonoi policinë, që ka nisur menjëherë hetimet, ndonëse për momentin nuk ka arritur të identifikojë dhe arrestojë asnjë prej autorëve të grabitjes së dhunshme.

Grabitjet e vilave në Londër janë bërë diçka e zakonshme vitet e fundit, ndërsa Dele Alli është vetëm futbollisti i radhës që bie pre e ngjarjeve të tjera, pasi të tjerë futbollistë të njohur kanë vuajtur diçka të tillë më parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...