Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Momente frike tek ekipi i ish-trajnerit të Partizanit, sulmohet nga ultrasit

Benevento është shumë afër rrëzimit në Serie C. “Shtrigat”, që vitet e fundit provuan edhe emocionet e Serie A vitet e fundit, janë përballur me momente tmerri pas humbjes 3-1 në Cittadella.

Skuadra e drejtuar nga Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore, renditet në vendin e fundit në Serie B.

Disfata e fundit ka tërbuar tifozët. Një pjesë e tyre kanë sulmuar autobusin e skuadrës së zemrës teksa kthehej në shtëpi.

Lexo edhe: 

Ultrasit e zemëruar, të pajisur me shufra hekuri, nuk i kanë kursyer sulmet dhe thyerjen e xhamave, duke shkaktuar frikë dhe panik te lojtarët dhe stafi i Beneventos.

Gjithçka ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e skuadrës deri në kthimin në qytet. Për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...