Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho.
Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për takimin ndaj Polonisë (27 mars). Eliminatoret e Euro 2024 do të nisin në transfertën e Varshavës.
“Trajneri ka sjellë një energji pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Poloni”, u shpreh Armand Duka, presidenti i FSHF-së.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Atmosfera e bukur dallohet edhe te lojtarët e Shqipërisë. Siç shihet në videon e mëposhtme, nuk kanë munguar momentet gazmore.
Në një moment, Sylvinho nuk e kurseu një ndërhyje të “ashpër” ndaj Amir Abrashit. Më pas erdhi edhe “hakmarrja”, me Sokol Cikalleshin që ia ktheu në të njëjtën monedhë trajnerit brazilian.
Mes palëve nuk munguan përqafimet, duke rritur entuziazmin dhe atmosferën fantastike që ekziston në kombëtaren shqiptare të futbollit.
