Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli para dy vitesh si pasojë e problemeve në zemër. Ish-sulmuesit iu desh të kryente edhe një ndërhyrje kirurgjikale teksa vendosi një pajisje e cila do ta njoftonte në rast rreziku në momentin që rrahjet e zemrës do të kalonin ritmin normal. Dhe, diçka e tillë argjentinasit i ka ndodhur në një bashkëbisedim live ku trembi jo pak audiencën.
Aguero ishte duke folur normalisht, por një moment të caktuar shtangu dhe pushoi teksa nga ana tjetër e pyetën argjentinasin për detajet. Aguero e sqaroi situatën duke theksuar se ndjeu aritmi dhe se pajisja e vendosur i dërgoi një sinjal duke konfirmuar problemin.
Lexo edhe:
- Zbulohen dokumentat, Abramovich financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Chelsea
- Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
- “Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!
- Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë
Megjithatë, për fat të mirë Aguero shtoi se gjithçka ishte në rregull dhe se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Në muajt e fundit, ish-futbollisti ka përjetuar emocione të shumta ku sigurisht kulmi ishte në Katar teksa festoi Kupën e Botës me Argjentinën si pjesë e stafit të trajnerit Lionel Scaloni.
