Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Momenti i “Dardanëve”, Kosova U21 mposht bindshëm Turqinë

Kosova U21 ka arritur të mposhtë bindshëm Turqinë, me rezultatin 3-1, mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

“Dardanët” e të ardhmes zhbllokuan sfidën vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, me anë të Arbenit Xhemajlit, i cili aktivizohet me zviceranët e Xamax, por turqit reaguan që në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar me Dervisoglu.

Megjithatë të besuarit e trajnerit Rafet Prekazi nuk u dorëzuan dhe rigjetën avantazhin në minutën e 72-të, pas golit të shënuar nga Mirlind Daku, ndërsa 5 minuta nga fundi, Lirim Kastrati vulosi suksesin.

Me këtë triumf, Kosova mori vendin e parë në grup, me 6 pikë në dy ndeshje, duke lënë pas Turqinë me 4 pikë në 3 ndeshje dhe Shqipërinë me 2 pikë në 3 ndeshje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...