Serie A

Momenti i së vërtetës/ Milan apo Inter, cili do e fitojë titullin e Seria A?

Seria A mbyll sot sezonin 2021-2022 dhe do të jenë pikërisht takimet e fundit të këtij edicioni të elitës së futbollit italian, që do të vendosin fituesin e titullit kampion. Ora 18:00 rezervon dy takimet më të rëndësishme dhe vendimtare të këtij kampionati Inter-Sampdoria dhe Sassuolo-Milan.

Momentalisht kryesues të Seria A janë me 83 pikë, “kuqezinjtë”, të cilët duan të dalin minimumi me një pikë nga sfida ndaj Sassuolos që të fitojnë titullin kampion pas 11 vitesh.

Ndërsa kampionët në fuqi të Italisë, “zikaltërit” duhet me patjetër që të marrin 3 pikë nga përballja me Sampdorian, por njëkohësisht të shpresojnë edhe për fitoren e Sassulos ndaj Milan, në mënyrë që të festojnë, përndryshe do duhet t’i “dorëzojnë kurorën” rivalit të tyre të përjetshëm.

“Mapei Stadium” pritet të jetë i mbushur plot sot, jo nga mbështetësit e Sassuolos, por nga ata të “Djallit” që presin të festojnë trofeun pas kaq shumë vitesh mungesë.

Ndërsa tifozeria “zikaltër” do të pres me ankth mbarimin e të dyja sfidave në “San Siro” (stadiumi i Milan-it), për të parë nëse ekipi i tyre do ia dalë të fitojë sërish apo do “përulet” përpara “kuqezinjve”.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency