Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Momenti i vështirë i Luis Suarez, Simeone: Pse po luajnë Joao Felix-Griezmann titullarë

Luis Suarez dha një kontribut të madh sezonin e kaluar tek Atletico Madrid. “El Pistolero” realizoi 21 gola dhe fitoi titullin kampion në sezonin e parë me skuadrën e Diego Simeones.

Ky sezon është ndryshe, “Colchoneros” po vuajnë në kampionat, njësoj si sulmuesi uruguaian, i cili numëron 9 gola dhe 3 asiste në La Liga, me 35-vjeçarin që ka humbur postin e titullarit në takimet e fundit.

Trajneri argjentinas i Atleticos, Diego Simeone po preferon dyshen Joao Felix-Griezmann në vend të bomberit latin, kjo edhe falë gjendjes jo të mirë fizike të Suarez, zgjedhje të cilën e shpjegon në këtë mënyrë:

Situata e Luis është njësoj si ajo e çdo shoku skuadre që konkurron me të tjerët. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe vendimtar për ne, e pamë të gjithë se në çfarë niveli performoi sezonin e kaluar.

Ne presim më shumë prej tij, ai duhet të jetë gjithmonë gati kur skuadra ka nevojë për kontributin e tij. Kemi besim absolut te Luis, për në këto momente Joao Felix dhe Griezmann po përgjigjen mirë dhe garantojnë ekuilibër.

Gjithsesi, të gjithë sulmuesit do të kenë shanset e tyre. Joao ndodhet në formë të shkëlqyer, ai ndihet mirë, ndihet i fortë dhe është i përfshirë në atë që kërkon skuadra. Ai po sillet mirë, kjo është arsyeja pse po luan”, deklaroi Simeone.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...