Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Momenti kur ndahen djemtë nga burrat”, ish-futbollisti nuk beson te Arsenali: S’e mbajnë presionin!  

Arsenal duket në rrugën e duhur për të mbërritur te titulli kampion në Premier League me skuadrën e trajnerit Mikel Arteta që ka kryesuar për pjesën më të madhe të kampionatit. Aktualisht, diferenca me ndjekësit e Manchester City është tetë pikë me The Citizens që kanë një ndeshje më pak në llogaritë e tyre ndërsa shpresojnë të fitojnë edhe përballjen direkte për të vendosur nën presion topçinjtë. Një presion që sipas Roy Keane, Arsenal nuk do ta përballojë dhe në fund do të bëjë që Granit Xhaka me shokë të humbasin titullin.

“Arsenal është në një pozitë të shkëlqyer dhe unë nuk e mendoja diçka të tillë në fillimin e sezonit. Më duhet të them se kanë qenë të shkëlqyer, gjithashtu edhe shumë lojtarë të rinj ia kanë dalë me sukses të paraqiten me vazhdimësinë e duhur. Janë padyshim favoritët për titullin kampion, por unë mendoj se në fund nuk do t’ia dalin.

Lexo edhe:

VIDEO/ Cuadrados i ikën truri, godet me grusht kapitenin e Interit

Trajneri i ri, 52-vjeçari fluturon drejt Londrës për të firmosur me Chelsea

E kryer/ Roma gjen akordin me Kumbullën, detajet e rinovimit

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s/ Armand Duka më i votuari, fiton mandatin e dytë
Shoh Cityn që është një skuadër e mrekullueshme dhe shoh të vështirë që Arsenal të përballojë presionin nga ana tjetër. Është diçka me të cilën ata nuk janë mësuar në vitet e fundit. Edhe në vitin e kaluar luftuan deri në fund për vendin e katërt, por më pas e humbën. Megjithatë, nëse ia dalin me sukses të mbërrijnë te titulli atëherë duhet t’i duartrokasim. Tani është momenti ku ndahet dhe vendoset nëse mund të fitojnë apo jo, është koha ku ndahen djemtë nga burrat”, u shpreh Keane.

Kujtojmë se disa nga ndeshjet e mbetura për Arsenalin janë delikate dhe nisin me Liverpoolin, Ëest Ham në transfertë, Manchester City në transfertë, Chelsea apo edhe Newcastle.

 

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....