Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Momenti magjik, Benzema: Realizova tri ëndrrat e jetës, ndihem krenar

E hënën e 17 tetorit ishte tepër speciale për Karim Benzema, pasi për herë të pare në histori ai fitoi çmimin prestigjioz më të rëndësishëm për një futbollist, Topin e Artë. Një sezon fantastik për francezin i cili me klubin e tij fitoi trofe shumë të rëndësishëm, Champions League, La Liga dhe Superkupën e Spanjës. Gjithashtu në dy kompeticionet më të rëndësishëm ai e mbylli si golashënues. Në la liga me 27 realzime dhe në Champions Leauge me 15 gola.

Lojtari më i mirë në botë ka folur sërish rreth suksesit të madh në kanalin zyrtar të klubit spanjoll, aty ku ka rrëfyer se ka përmbushur tri ëndrrat e tij: “Jam shumë i lumtur, sepse siç e thashë unë kisha tri ëndrra. E para: të blija një shtëpi për nënën time, dhe e bëra. E dyta: të nënshkruaja me Realin e  Madridit, sepse unë e kam thënë gjithmonë që Reali është klubi më i mirë në botë. E treta? Ka qenë gjithmonë në mendjen time fitimi i Topit të Artë. Prandaj jam shumë krenar për punën time”.

“Kam pasur modele të mira në jetë, si Zidane dhe Ronaldo“, u shpreh Benzema menjëherë pas fitimit të Topit të Artë 2022. Zidane ishte trajneri i tij për tri sezone te Reali, teksa Topin e Artë ia dorëzoi pikërisht ai. Gjithashtu i pranishëm në mbrëmjen gala ishte edhe Ronaldo fenomeni. Për fituesin e topit të artë, ata mbeten gjithmonë të paarritshëm për atë se çfarë kanë bërë në karrierën e tyre. Gjithashtu Benzema shpjegon se si është zhvilluar mënyra e tij e të parit të futbollit dhe si është përshtatur në kontekste të ndryshme gjatë karrierës së tij.

Zizou dhe Ronaldo janë lojtarë të ndryshëm, ata janë modele për tu ndjekur. E di që nuk mund të bëj atë që ata kanë bërë ata në fushë, por mua më ndihmon ta provoj. E di që nuk do të jem kurrë në nivelin e të dyve. Kur isha i vogël, luaja me njerëz më mëdhenj se unë dhe më duhet të isha më i shpejtë në mendime, të lëvizja më shpejt, sepse lojtarët më me eksperiencë ishin më të fortë se unë. Kështu që mendoj se kjo më ka ndihmuar mua, sepse tani loja ime është me më shumë se një prekje dhe kur topi vjen te unë, e di se çfarë do të bëj më pas”, theksoi kapiteni i “Los Blancos”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...