Bundesliga

Momenti magjik te Leipzig dhe statistika e veçantë e golave, Nkunku i pandalshëm

Leipzigu fitoi 0-5 kundër Club Brugge mbrëmjen e kaluar, duke ia dalë të hakmerret ndaj belgëve për disfatën në Gjermani dhe duke u ngjitur në vendin e tretë momentalisht në grupin A të Champions League, pozicion që sjell kalimin në Europa League.

Christopher Nkunku shënoi golin e parë dhe të fundit të triumfit me “manita”. 7 gola sezonalë në Champions për mesfushorin e djathtë të nënkampionëve të Gjermanisë. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Sebastian Haller i Ajaksit (9 gola) dhe Robert Lewandowski i Bayernit (9 gola).

Nkunku është një prodhim i PSG-së, që vendosi ta shesë ta Leipzig në verën e vitit 2019 për shumën e 13 milion eurove. 24-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer sportive dhe në fushën e blertë po i shkon gjithçka për mrekulli.

Deri në këtë fazë të sezonit, Nkunku ia ka dalë të dërgojë topin në rrjetat kundërshtare plot 12 herë, ndërsa numëron 11 asiste.

Lojtari me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos po e shijon momentin magjik, teksa vlen të theksohet se gjatë dy sezoneve të para me ekipin gjerman ia doli të shënojë 12 gola në total gjatë 84 ndeshjeve të luajtura.

Nkunku e ka ka arritur këtë shifër golash shumë herët këtë sezon. Jemi akoma në nëntor dhe lojtari ofensiv ka mundësi të shumta për të përmirësuar rekordet personale dhe për të ndihmuar Leipzig në arritjen e objektivave.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency