Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Momenti më emocionues, Fury takon djaloshin me gjymtyrët e dëmtuar/ Premton para për protezat e reja

Tyson Fury u konfirmua mbrëmjes e së shtunës si kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda teksa në një Wembley të tejmbushur nxorri KO në raundin e gjashtë sfiduesin Dillian Whyte. Por, veç këtij momenti, një tjetër episod kulminant ishte edhe takimi në ring i “The Gypsy King” me djaloshin Marshall Jenson.

Ky i fundit si pasojë e një meningjiti kur ishte vetëm një vjeç, humbi gjymtyrët e tij dhe tashmë derisa të mbërrijë në moshën 18-vjeçare do t’i duhet të rinovojë protezat e tij çdo tetë vjet. Kështu, Fury i cili e ftoi vogëlushin në ndeshjen e boksit i premtoi atij se do ta ndihmojë të mbledhë paratë e nevojshme për protezat e reja.

Vogëlushi sakaq u ngjit në ring me fanellën e Tottenham si një fans i madh i Spursa-ave, ndërsa në vitin 2016 ka takuar edhe idhujt e tij të futbollit, veçanërisht sulmuesin Harry Kane.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...