Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Momenti më i vështirë”, Simeone: Penalltia? Ju tregoj pse nuk e gjuajti Griezmann

Tifozët e Atletico Madrid përjetuan një mbrëmje të hidhur në “Wanda Metropolitana”. Njësoj edhe për Diego Simeonen, tifozin më të madh të skuadrës së tij, që ngeci në një barazim 2-2 përballë Bayer Leverkusen dhe i dha lamtumirën Champions League.

Belgu Yannick Carrasco, i cili realizoi golin e parë të Atleticos, pati një shans të artë në minutën e 99’, por nuk ia doli të shënonte dot golin e fitore nga pika e bardhë e penalltisë, me finlandezin Hradecky që u kthye në heroin e “Aspirinave”.

Një eliminim i dhimbshëm, por Diego Simeone sheh përpara dhe karikon djemtë e tij, të cilët kanë shanse të vazhdojnë rrugëtimin europian në Europa League, ndërkohë që renditen në vendin e tretë në La Liga, tetë pikë larg Realit kryesues.

 

Ky është momenti më i vështirë, por unë do të vazhdoj të insistoj që ky klub të marrë diçka që na nevojitet, si kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm”, deklaroi trajneri argjentinas, i cili u ndal edhe te penalltia, duke shpjeguar pse nuk gjuajti Griezmann si zakonisht.

Griezmann është një nga gjuajtësit tanë, por ai ishte shumë i lodhur. Carrasco e mori topin përpara se arbitri t’i drejtohej VAR-it. Nëse një lojtar kërkon të godasë dhe zgjedh këtë mënyrë, atëherë shokët e skuadrës bien dakord dhe e lejojnë të gjuajë”, deklaroi tekniku i Atleticos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...