Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Momenti për fitoren e parë, Giresse: Gati të dominojmë Bjellorusinë

Kosova është gati për takimin ndaj Bjellorusisë. Sfidë ku fitorja është alternativa e vetme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Euro 2024.

Dardanët kanë siguruar vetëm barazime në tri takimet e para, ndërkohë që të hënën (20:45) është radha e transfertës ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë.

Përballje që do të transmetohet në SuperSport 3. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse foli sot gjatë konferencës për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe bjellorusët kanë vepruar njëjtë. Kemi analizuar në veçanti lojën e fundit të tyre ndaj Izraelit.

Lexo edhe:

Por jo gjithnjë duhet t’u përshtatemi kundërshtarëve. Ne duhet t’i detyrojmë ata që të përshtaten me lojën e tonë.

Pra, ne duhet t’ua imponojmë lojën tonë. Qëllimi është të dominojmë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë”, deklaroi trajneri francez.

Më pas një koment për tri takimet e para. “Ajo që na ka munguar në tri ndeshjet e para ka qenë goli. Kemi treguar futboll të mirë në ndeshjen e fundit.

Por nuk shënuam. Besoj se duhet të luftojmë më shumë për të shënuar gola dhe nëpërmjet tyre të arrijmë deri te fitorja. Që është edhe qëllimi ynë gjithnjë”, theksoi Giresse.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...