Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Monaco i përgjigjet PSG-së, luan ‘tenis’ me Guingamp-in

PSG-ja mposhti Angers-in me rezultatin 0-5, por vetëm 3 orë më pas, ndjekësja më e afërt e kryeqytetasve, Monaco iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë.

Skuadra e drejtuar nga portugezi Jardim, fitoi me rezultatin tenistik 6-0, ndaj Guingamp-it dhe ruajti distancën prej 4 pikësh me PSG-në kryesuese.

Carrilo dhe Traore shënuan nga dy gola, ndërsa Fabinho dhe Keita Balde, plotësuan goleadën për skuadrën e principatës. Në takimet e tjera, Nantes fitoi 2-1 ndaj Toulose-s, Troyes mposhti 3-0 Strasbourg-un dhe Montpellier e Amiens, u ndanë në barazim 1-1.

Java e 12 e kampionatit francez mbyllet nesër, me 4 takime të tjera, ndërsa renditja kryesohet nga PSG-ja me 32 pikë, e ndjekur nga Monaco me 28 dhe Nantes me 23.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...