Ligue 1

Monaco mposht PSG-në në “Parc des Princes”, parizienët -4 nga kreu

PSG humb terren në garën për titullin në Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës u mposhtën papritur 0-2 nga Monaco në “Parc des Princes” dhe mbeten katër pikë pas Lille (58), që kryeson kampionatin, kurse në vendin e dytë pozicionohet Lyoni (55).

Pa të dëmuarit Neymar dhe Di Maria, parizienët ishin shumë larg formës së treguar në Champions League ndaj Barcelonës, edhe pse në sulm rreshtoheshin Mbappe, Icardi dhe Moise Kean.

Planet e Pochettinos u prishën që në minutën e 6-të, kur Diop i dha epërsinë skuadrës nga Principata. Parisi mori goditjen përfundimtarë në minutën e 51-të, kur Maripan realizoi golin e dytë. Vendësit pretenduan për 11-merërsh në minutën e 69-të, pas rrëzimit të Raphinas në zonën e Monacos, por sistemi VAR konfirmoi të kundërtën.

Moise Kean, që i ishte afruar golit në të 60-tën, humbi një tjetër rast të pastër në të 77-tën, duke u ndalur nga portieri mik.

Përfundimisht 0-2 për Monacon, rezultat që mund të jetë kambanë alarmi për kryeqytetasit, të cilët kanë dominuar futbollin francez dekadën e fundit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency